Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik pak para mesnate në Fushë-Prezë, ku humbën jetën 4 të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Mësohet se makina e viktimave është përplasur me një betoniere, e cila sapo ishte mbushur në një biznes që prodhon beton, pranë vendngjarjes. Teksa betonierja ishte nisur drejt Fushë-Krujës, makina e të rinjve ka ardhur me shpejtësi të lartë nga ana e Vorës dhe pamundur të ndalojë në kohë, është përplasur nga pas. Përplasja nuk ka ndodhur më shumë se 20 metra larg biznesit ku betonierja mori betonin.

Pas përplasjes, kanë shpërthyer flakët pasi makina ishte e tipit gaz-benzinë, duke mos u dhënë të rinjve asnjë mundësi shpëtimi.