Ekipi Kombëtar ka mbërritur në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luajë duelin vendimtar me Serbinë për “Play off”-in e Botërorit 2026.
Në pamjet e mundësuara për Top Channel, shihet momenti kur skuadra ka mbërritur në stadium, të rrethuar nga forcat e shumta policore dhe speciale që e kanë shoqëruar ekipin nga hoteli në Nish deri në qytetin e Leskovcit.
Sfida starton në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.