Bedrie Loka, 41-vjeçarja nga Durrësi, tronditi vendin me vetëvrasjen e saj në një ngjarje që nxori shumë pista për këtë akt të rëndë.
Në fillim u tha se ajo vrau veten për shkak të bullizmit në TikTok, megjithatë me hetimin e policisë u zbulua dhe dhuna psikologjike që bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ushtronte ndaj 41-vjeçares.
Dhuna ndaj saj u konfirmua edhe nga familjarët e fëmijët. Në një video të publikuar së fundmi, duke momenti kur Xhemali ofendon me fjalë të pista gruan e tij.
Ndërkohë djali i tyre duket që përpiqet t`i hyjë në mes.
“Të q***, të shk**** robt edhe në varr,” dëgjohet teksa i thotë Xhemali, Bedries.

