Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz. Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë ndërruar jetë.
Megjithatë, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rënde. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që çuan deri në vrasje, si dhe identifikimin e autorëve
