Të shtëna me armë janë raportuar sot në Kukës, teksa një person ka mbetur i palgosur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj, ku i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar me iniciale E.H.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por identiteti i tij nuk bëhet me dije për momentin, për shkak të hetimit. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit në Kosovë, për mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak: Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.




