Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Pukë, në vendin e njohur “Hamalla e Dedës” pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz.
Mësohet se në zonë kanë qenë të pranishëm efektivë të policisë, të cilët po mbanin në vëzhgim një parcelë kanabisi. Dyshohet se efektivët e Policisë janë pikasur nga kultivuesit e drogës, të cilët kanë qëlluar në ajër. Pas të shtënave, efektivët e Policisë kanë thirrur përforcime në zonën e thellë malore. Në drejtim të fshatit të thellë malor kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
