Të shtënat me armë kanë alarmuar banorët në zonën e rrugës “Selaudin Zorba” në Tiranë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:30, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, një 45-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Si pasojë e incidentit, një 37-vjeçar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ka mbetur i dëmtuar lehtë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 mbërritën në zonë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin me inicialet Xh. Xh., 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
