Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një godine.

Pas sinjalizimit, forcat e Policia e Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.