Tensione gjatë një operacioni policor në Mamurras, ku një person ka mbetur i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale.

Sipas burimeve nga terreni, efektivët e policisë kishin organizuar një aksion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj uniformave blu, duke detyruar policinë të kundërpërgjigjet.

Si pasojë e përplasjes, personi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.