Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Munaz në Mirditë pak kohë pas një ngjarje që tronditi qytetin.

U ekzekutua me armë zjarri Viktor Bardhi, i cili është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në vitin 2023 për motive hakmarrjeje.

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.