Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është identifikuar si Dodë Legisi. Ai ka marrë një plagë në kofshë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e personit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes.