Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku dyshohet se ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre. Ata janë babë e bir, shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç.

Deri më tani nuk dihet motivi i ngjarjes dhe se kush janë personat e përfshirë.

Fier/Informacion paraprak:

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.