Një sherr mes të disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, kur në konflikt e sipër është qëlluar me armë në ajër. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Në momentin që ka ndodhur konflikti, në qytet nuk ka patur energji elektrike.
Mësohet se të rinjtë kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar, teksa policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.
Sqarojmë se po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.