Mësohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e dhunshme që ndodhi në Kamzë, ku 38-vjeçari, Redi Vata, u plagos rëndë.
Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, pasi ka marrë dëmtime serioze në kokë dhe gjoks. Pas ndihmës mjekësore, ai është vendosur nën monitorim të vazhdueshëm.
Policia ka identifikuar dy personat e dyshuar si autorë të sulmit, dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur të dyshuarit.
