Autori i të shtënave me armë zjarri në Kukës, është shpallur në kërkim. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5 pas një konflikti për një parkim automjetesh.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.