Debatet në Kuvend kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, me replika të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të opozitës.
Gjatë ndërhyrjes së tij në seancë, Rama u ndal edhe te protesta e zhvilluar kundër qeverisë, duke iu përgjigjur me ironi deklaratave të bëra më herët nga deputeti demokrat Bledion Nallbati.
Kryeministri argumentoi se protestat kundër një qeverie janë pjesë normale e funksionimit të një sistemi demokratik. Në të njëjtën kohë, ai përdori një shprehje ironike për të komentuar raportin mes opozitës dhe pjesëmarrësve në protestë.
“Do të doja që dikush t’ia përcillte fjalën time Tabakut, meqë nuk është, sepse foli me pasion për protestën”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri deklaroi se të qenit në pushtet dhe përballja me protesta është pjesë e demokracisë, ndërsa për situatën e opozitës përdori shprehjen: “Të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën’”.
Deklarata erdhi gjatë një seance të gjatë parlamentare, e karakterizuar nga debate dhe shkëmbime akuzash mes mazhorancës dhe opozitës.
