Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ecën mbi bazën e vlerësimeve objektive të Komisionit Evropian. Rama njoftoi se mbyllja e negociatave mund të zgjasë deri ne mesin e viti 2028. Kreu i qeverisë theksoi se viti 2030 është një objektiv madhor për mbylljen.

Edi Rama: Ne jemi shumë të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus. 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht. Mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. 2030 është vendosur si një objektiv madhor. Pas negociatave ka ratifikime.

Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim, ndërsa theksoi se Shqipëria i referohet Komisionit Europian. Po ashtu edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato hodhi poshtë spekulimet e Partisë Demokratike, duke thënë se raporti ka marrë vlerësim pozitiv.