Pas mbledhjes prej disa orësh me grupin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli gjatë për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian si dhe godine e parlamentit.
“Duhet të vendosim piketat për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Deputetët duhet ndërkohë të mos e ndërpresin, por ta artikulojnë edhe më mirë punën që nisi pas zgjedhjeve në territor.
Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar. Dua ta theksoj këtë pasi besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë.
Imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, në fund të 2027 të dalim para atyre që na votuan duke thënë e bëmë atë për të cilën nga dhanë votën. Pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes me të gjitha qytetet e Europës të bëjnë ratifikimet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE”, deklaroi Rama.
