Ditën e sotme i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte deputeti i PD, Saimir Korreshi.
Korreshi foli për rrëzimin e kërkesës së PD për shkakrimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, gjithashtu edhe me çështjen që do diskutohej në parlament mbi ligjin e barazisë gjinore. Korreshi theksoi se ai është një njeri konservator dhe kundër martesave te një gjinie të vetme por vetëm pro martesave tradicionale.
Ai u përgjigj edhe lidhur me e-mailin e dërguar ndaj Xheni Karaj lidhur me votimin për LGBTQ. Në përgjigjen e e-mailit Korreshi shprehet se do të votojë me të dyja duart kundër. Gjithashtu ai edhe ironizoi emrin e tyre duke e quajtur “LGBTZHM”.
“Është e neveritshme. Përsa i përket komunitetit të LGBTZHM, se s’ja di as emrin këtyre për mua është budallik, edhe këto protestat që bëjnë këto nuk e di për çfarë, është njësoj si të dal unë i veshur me tanga, do thonë është çmendur do më arrestonin. Jam konservator lidhur me këtë pjesë, jam pro martesave tradicionale nuk do pranoa kurrë një martesë burrë me burrë dhe që ata të birësonin fëmijë. Le ta bëjnë në ndonjë vend tjetër, në Shqipëri jo. Atë që thotë Bibla dhe Kurani, familjet tradicionale burrë dhe grua.” tha deputeti.
Gjithashtu ai theksoi se dhe në dokumentacione për ndërrimin e gjinisë ai do të jetë kundër.
