Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Mars 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën tremujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Mars 2026:
- Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë, 105.8 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 24 miliardë lekë ose 13.3 % më shumë.
- Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Mars 2026, janë në shumën 130.6 miliardë lekë. Krahasuar me Janar- Marsin e vitit 2025, janë mbledhur +7.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë.
- Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë% më shumë se tremujori i vitit 2025. Realizimi i planit për periudhën tremujore 2026 për të ardhurat doganore në masën 95.4%.
- Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Mars 2026, janë 35.3 miliardë lekë ose me një realizim prej 95.4% e planit për periudhën tremujore 2026.
- Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Mars 2026, janë realizuar në shumën 14.9 miliardë lekë, +370 milionë lekë ose 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe realizim në masën 96.6% të planit për tremujorin 2026.
- Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 357 milionë lekë.
- Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në vlerën 2.2 miliardë lekë, +184 milionë lekë ose 9% më shumë se Janar-Mars 2025, si dhe me realizim prej 95.8% kundrejt planit të tremujorit 2026.
- Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, +7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e tremujorit, të ardhurat e mbledhura janë +2.2 miliardë lekë ose 2.9% më shumë.
- Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, dhe me realizim në shumën prej +3.4 miliardë lekë ose 115.5% të planit për tremujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 2 miliardë lekë.
- Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe me realizim në masën 95.9% të planit për tremujorin e parë të vitit 2026.
- Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025.
- Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 11.2 miliardë lekë ose 97.6% të planit për tremujorin I 2026.
- Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 48.3 miliardë lekë, +4.6 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se tremujori 2025, si dhe me realizim prej 101.5% të planit për tremujorin 2026.
Shpenzimet
- Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025.
