Ndërkohë që votat janë ende në numërim dhe PS duket se po kryeson, kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjete sociale ku duket i qetë duke kryer një telefonatë dhe duke shkruar diçka në kompjuter .
Krahas fotos ai ka shkruar që në telefonatë ndodhej “vëllau” i tij Hashim dhe kjo telefonatë si duket e ka prekur. Gjatë kësaj kohet kreu i PD-së Sali Berisha po jepte një deklaratë për mediat ku po fliste për rezultatin e votimeve të 11 majit.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”, shkruan kryeministri dhe ka vendosur dy emoji të flamujve shqiptar dhe kosovar.
