Një telefonatë për bombë pranë zonës së 9-katësheve, ku ndodhet edhe Prokuroria e Përgjithshme, ka ngritur në këmbë policinë gjatë kësaj pasditeje.
Në qendrën telefonike të policisë ka mbërritur një telefonatë për lëndë plasëse të vendosur në një makinë.
Forcat e rendit, por edhe ato xheniere kanë kontrolluar me hollësi zonën dhe në fund ka rezultuar se alarmi ishte i rremë.
Policia ka rrethuar zonën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, por pas kryerjes së të gjitha procedurave, ku janë kontrolluar edhe makinat e parkuara përreth, nuk është gjetur asnjë lëndë e dyshuar plasëse.
