Është zbardhur deklarata e 23-vjeçarit Marc Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula në Itali.

Ai ka treguar se e qëlloi disa herë me thikë në apartamentin e tij, e më pas trupin e futi në valixhe duke e hedhur në pyll për ta zhdukur. Ai ka treguar po ashtu, se përdori telefonin e saj për t’i bërë të afërmit dhe familjarët që të mendonin se ishte zhdukur vullnetarisht.

E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë, trupin e ngarkova në makinën time dhe e çova në Poli”, ka treguar i riu. 

Valixhja ku u gjet trupi i vajzës ishte mbyllur dhe u gjet në fund të një shkëmbi. Policia u dërgua atje nga ish-i dashuri filipinas, i cili u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome. Tabulatet telefonike të viktimës kanë çuar policinë drejt 23-vjeçarit, i cili në ditët e zhdukjes së saj dyshohet se përdori celularin e së resë për të bërë postime në rrjetet sociale të Ilaria-s. Më pas ka qenë ai që ka dërguar policinë në vendin ku ka hedhur trupin e ish të dashurës së tij.