Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë territorin shqiptar përgjatë gjithë ditës, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit.
Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë Celsius deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.