Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë paraqesin rrezik të shtuar sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Për këtë arsye mjekët ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të shmangin pijet alkoolike, kafen dhe pijet e gazuara.
“Gjatë verës temperaturat e larta përveçëe janë një shqetësim te ne ndikojnë edhe te shëndeti ynë. Disa grupe në popullatë janë më të ndjeshëm se pjesa tjetër nga këto temperatura, përfshirë këtu fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët kronikë, apo personat që punojnë në ambiente të hapura. Këshillojmë kufizimin e daljes në orët e pikut 11:00-18:00, qëndrimi në vende të freskëta, mbajtja e trupit të freskët, vishuni me rroba të lehta dhe ngjyra të çelëta. Kur të dilni mbani size, kapele dhe ujë më vete. Konsumi i ujit është i rëndësishëm për të shmangur dehidrimin.Të shmangim kafen, pijet alkoolike dhe të gazuara. Të hamë sa më lehtë dhe të konsumojmë sa më shumë fruta. Me pak kujdes dhe me disa masa mbrojtëse ne mund të mbrojmë shëndetin tonë”-, thotë mjekja.
