Kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë nëntë personat e arrestuar në Elbasan në kuadër të megaoperacionit kundër narkotikëve që u shtri në disa qytete.

Para trupit gjykues kanë dalë; Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.

Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023 duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.