Gazetarja Aida Topalli ka zbardhur ditën e sotme detaje nga megaoperacioni “Tempulli” i zhvilluar së fundmi nga Policia e Shtetit.

Topalli ka treguar se në numrin e madh të të arrestuarve ka edhe persona të moshuar apo dhe gra shtatzëna.

Këta persona shpërndanin lëndë narkotike në ambiente të ndryshme përfshi këtu edhe oborret e shkollës.

Të arrestuar janë edhe të moshuar që shpërndanin drogë nëpër shkolla, ishte datëlindja e vitit 51’ një prej tyre.

Kemi dhe një grua tjetër që ishte në moshë të madhe, kishte edhe gra shtatzëna gjithashtu”- tha gazetarja në emisionin ‘Shqipëria Live’.