Në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani kanë leje mjedisore për trajtimin ose transportimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore. Megjithatë, vetëm katër prej tyre fitojnë rregullisht tendera nga spitalet kryesore: Eco Riciklim, V.A.L.E Recycling, Medi‑Tel, dhe Pura Medical. Referuar të transaksioneve në thesar për periudhën kohore 2019 -2025 kompania Eko Riciklim ka përfituar rreth 614 milionë lekë të rinj për menaxhimin e mbetjeve spitalore, ose rreth 6 milionë euro. (screen)Të dhënat tregojnë se spitale të ndryshme në vend e kanë kontraktuar këtë kompani duke përfshirë Spitalin e Traumës, klinika stomatologjike por edhe degë të kujdesit shëndetësor parësor. Numrin më të madh të tenderave, 13 të tillë, kjo kompani i ka përfituar nga Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan, 10 tendera ka marrë nga spitali i traumës, 9 nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë dhe 8 nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më tej renditen spitalet Rajonale në vend.
“Alarmi i parë është, fshati që duket nuk do kallauzë në momentin që ne kemi parë se si pirgje të mëdha mbetjesh spitalore duken përtej mureve, pra kanë kapërcyer lartësinë e mureve mund ti shohim me sy të lirë dhe nuk asgjsohen problemi është madhor”, thotë Mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti.
Nëse i referohemi të dhënave të Open Data, nga 77 tendera që ka perfituar kompania Eco Riciklim, 48 tendera janë me flamur të kuq. Pra, me risk të lartë korrupsioni apo mungese konkurrence.
Tenderat me vlera më tëlarta parash janë pjesë e kësaj liste. Tenderi trajtim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore, i dhënë nga QSUT për këtë kompani ka një afat 24 muaj dhe vlerë 142 milionë lekë. Tenderi është realizuar në 20 shkurt të vitit 2025. Ky tender ka pasur mungesë konkurence pasi në garë ishte vetëm një operator.
Tenderi tjetër me vlerë 138 milionë lekë i lidhur me këtë kompani nga spitali I traumës për një afat kohor 48 muaj sërish rezulton se ka mungesë gare. Nga një kontroll në QKB rezulton se kjo kompani administrohet nga Ervin Meçe i ciliështë edhe ortak me 30% ndërsa kompania “ANA Mark” është ortake me 70%. “Ana Mark” është një kompani në pronësi të Klodjan Allajbeut, pronarit të rrjetit privat të quajtur Spitali Amerikan. Të dhënat sugjerojnë se ky rrjet kompanish ka pasur lidhje edhe në të shkuarën me kompaninë Eco Riciklim, para se të bëhej shitblerja zyrtare e kuotave në vitin 2025.
Sa i takon vlerës së përfitimit nga tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore, Medi-tel ka përfituar 28 milionë lekë të rinj. Në tërësi ka përfituar 121 tendera. QSUT kryeson në listë me 14 tendera, më pas Spitali “Shefqet Ndroqi” me 13 të tillë, qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut dhe Spitali rajonal i Durrësit kanë përkatësisht nga 12 tendera.
46 tendera janë renditur me flamur të kuq për shkak se ka mungesë konkurence apo skualifikim të subjekteve të tjerë. Tenderi me spitalin rajonal të shkodrës në vitin 2022 me vlerën e fondit limit 2.3 milionë lekë pa tvsh kjo kompani e fitoi duke qenë e vetme në garë. Edhe njëtender tjetër I vitit 2022 me afat 1 vjeçar dhe vlerë 2 milionë lekë u konsiderua problematik për shkak të skualifikimit të konkurrentëve të tjerë.
“Kemi parë një tjetër kompani e cila është ndjekur për një incenerator merrte mbetjet por ky incineratori kurrë nuk kishte egzistuar nuk ishte blerë. nuk ka asnjë organ ligjorë që e sheh këtë, patjetër që ka nuk është e padukshme kjo”, thotë Mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti.
Kompania VALE RECYCLING e zotëruar nga Elvis Miri, u vu në qendër të një skandali. Ajo ka fituar dhjetëra tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore edhe pse nuk zotëronte linjën teknologjike të nevojshme. Në procedura, paraqiste dokumente false sikur i dispononte. Dyshohet se ka fituar të paktën 30 tendera në këtë formë me vlerë rreth 65 milionë lekë të reja. Kompania ka pretenduar posedimin e paisjes Econos Tsc 150, për trajtimin e mbetjeve spitalore. “VALE” e ka deklaruar këtë pajisje që në vitin 2016, por, e ka blerë vetëm në fillim të vitit 2024. Aktualisht, kjo çështje është në gjykim dhe ka nën akuzë administrtorin e subjektit VALE dhe10 persona të tjerë.
Pavarësisht skandalit, kjo kompani ka arkëtuar miliona edhe përgjatë vitit 2025, teksa administrator është para drejtësisë për abuzime me tenderat. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, subjekt ka arkëtuar nga thesari plot 487 milionë lekë të reja ose afro 4.9 milionë euro. Kompania ka fituar plot 72 kontrata publike në totalnga spitale të ndryshme në të gjithë vendin. Nga të gjithë tenderat e përfituar nga kjo kompani 21 janë me flamur të kuq, çka do të thotë që procedura ka qenë e dyshimtë, me risk të lartë për korrupsion.
“Të gjithë ata që mbyllin një sy mbyllin një vesh mbyllin gojën që nuk flasin nuk dëgjojnë nuk shohin janë të gjithë pjesë kush më shuëm e kush më pak e kërij problemi të madh. në radhë të parë ne duhet të pranojëm që ekziston problemi dhe këtë ne e kemi në raporte zyrtare e kemi në media e kemi qartësisht nën sytë tonë dhe e shohim”, vijon Mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti.
Kompania Pura Medical ka përfituar nga buxheti i shtetitnë periudhën 2019-2025 afro 50 milionë lekë të reja. Kjo kompani vetëm për mbetjet spitalore ka përfituar 12 tendera nga QSUT, spitali “Shefqet Ndroqi”, nga Spitali rajonal i Durrësit, Spitali Korcë etj. Dy tendera të kësaj kompanie janë listuar me flamur të kuq. Një prokurim me spitalin Sarandëdhe një tjetër me spitalin rajonal Berat.
Agjensia Kombëtare e mjedisit thotë se ka ushtruar kontrolle në subjektet përkatëse që merren me trajtimine mbetjeve dhe në disa raste ka ndërmarrë edhe masë administrative, gjobë.
“Medi Tel, rezulton të jetë inspektuar 3 herë nga viti 2023- 2025. V.A.L.E Recycling, rezulton të jetë inspekuar 11 herë nga viti 2021-2025 dhe rezulton të ketë 1 masë administrative gjobë dhe pezullim aktiviteti në vitin 2023. Eco Riciklim, rezulton të jetë inspektuar 10 herë nga viti 2021- 2025 dhe nuk rezulton të ketë masë administrative. Pura Medica, rezulton të jetë inspektuar 3 herë nga viti 2021-2025 dhe rezulton të ketë 1 masë administrative në vitin 2023”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Tendera të dyshimtë dhe abuzime, kush janë aktorët që kontrollojnë miliona euro të mbetjeve spitalore
