Teksa ishte i pranishëm sot në Fishtë të Lezhës, kryeministri Edi Rama nuk ka ndejtur pa ngacmuar kundërshtarët e tij politikë.
Ai përmendi tenderat e dhëna nga LSI-PD, kur kanë qenë në pushtet.
Kryesocialisti tha se qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë dhe një dëshmi është Tiranë- Elbasan që u kthye tashmë në kosto për buxhetin e shtetit, pasi Gjykatës Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dënuar Shqipërinë me shumën prej 44 milionë eurosh.
Me ironi ai thotë se “u bashkua rrushi blu dhe rrushin e kuq dhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit”.
”Ata i kanë bërë tenderat për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.”- tha Rama.