Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur debati edhe mes deputetëve të rinj që janë ulur për herë të parë në sallën e ligjvënësve. Një përplasje e parë verbale është shënuar mes Besart Xhaferit të Partisë Demokratike dhe Sara Miles së Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Xhaferi ngriti një pyetje që nxiti reagime:
“I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit,” u shpreh ai.
Deputetja socialiste nuk vonoi me kundërpërgjigjen, duke e akuzuar Xhaferin për mungesë serioziteti dhe për përvetësim të retorikës së opozitarëve më të vjetër:
“Jam e çuditur dhe e zhgënjyer. Mendoja se do sillte një standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës, se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka e Bardhi, sepse nuk di ta bësh dhe mirë është të mos e bësh,” u shpreh Mila.