Dita e 30-të e protestës është shoqëruar me tensione në Tiranë, ku një grup protestuesish është larguar nga sheshi para Kryeministrisë dhe është futur brenda ambienteve të Universitetit Politeknik.

Sipas raportimeve, situata është përshkallëzuar pasi pak minuta më herët, studentë në katin e sipërm të universitetit kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej: “Ju erdhi fundi”.

Më pas, sipas tyre, ka ndërhyrë policia duke rrëzuar banderolën, çka ka nxitur reagime dhe zhvendosje të një pjese të protestuesve nga sheshi drejt universitetit. Protestuesit janë ngjitur edhe në katet e mësipërme të godinës, ku ndodheshin studentë të tjerë.