Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me zhvillime të bujshme në Gjykatën e Posaçme, ku po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, një grup qytetarësh është mbledhur para bashkisë në mbështetje të Veliajt. Situata është tensionuar kur një person është futur brenda rrethimit të SPAK.
Ai u rrethua menjëherë nga forcat e policisë dhe u arrestua, por ende nuk është e qartë nëse ishte pjesë e grupit mbështetës të Veliajt apo kishte një motiv tjetër për veprimin e tij.
