Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët foli për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballkut, ku dje në seancën plenare, PS nuk dha leje për arrestimin e saj.
Rama ka komentuar dhe deklaratat ku pretendohej se ka patur debate dhe konflikte mbi mënyrën e votimit, e po ashtu se disa deputetët socialistë janë kërcënuar në mënyrë që të votonin kundër kërkesës së SPAK.
“Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit. Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.”, tha Rama.



