Protesta e sotme në Tiranë ka marrë një tjetër rrjedhë, me rritjen e tensioneve mes të rinjve dhe forcave të policisë.

Ndonëse tubimi nisi më i qetë krahasuar me ditët e mëparshme, situata është përshkallëzuar me kalimin e orëve, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë për të shpërndarë protestuesit.

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët janë tërhequr në një moment pas, ndërsa protestuesit kanë vijuar qëndrimin dhe kanë intensifikuar reagimin e tyre.

Përplasjet mes dy palëve vijojnë, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.