Tensione dhe përplasje janë shënuar pasditen e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, në zonën e Pedonales, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë qëlluar me vezë makinat e deputetëve. Një prej automjeteve të ndaluara ishte edhe ai me të cilin udhëtonte deputetja Ilva Gjuzi.

Situata është përshkallëzuar më tej pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka tentuar të shpërndajë turmën.

Në përfundim të përplasjes, policia ka shoqëruar Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin.

Ngjarja ka krijuar tensione të forta në zonën pranë Kuvendit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të përplasjes.