Situatë tensioni raportohet në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, në mbyllje të procesit të votimit.

Informacionet e para bëjnë me dije se janë shoqëruar 3 persona, pas një konflikti ku janë përfshirë edhe Eroin Braçe dhe Belind Këlliçi.

Sakaq, ka prezencë të lartë forcave të rendit, ndërsa deri më tani nuk ka ende një deklaratë nga policia për incidentin në fjalë.