Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, teksa në protestë ka patur edhe tensione. Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID, i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.

Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bahskisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.