Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar tensionet në seancën e Kuvendit, teksa deputetët e opozitës kanë tentuar të marrin fjalën.
Gjithçka ka nisur pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali i dha fjalën deputetes Etilda Gjoni, ndërkohë që Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kërkonin të flisnin për procedurë. Ata janë drejtuar drejt foltores, ku ka ndërhyrë Garda.
Bardhi: Më jep fjalën për procedurë.
Noka: Po shkel rregulloren.
Spiropali: Jo, nuk e shkel as për ju, as për mazhorancën. Deputet, ulu të lutem. Garda mund të largohet, nuk ka nevojë.
Pas kësaj, situata u qetësua dhe Bardhi mori fjalën për procedurë.