Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku kryefjalë e debateve është skandali që përfshiu ish-kreun e SHISH, Vlora, Hyseni, e cila akuzohet nga SPAK se ka favorizuar dhe ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi.

Ky i fundit është përfshirë në aferën e AKSHI-t, ku thuhet se ka ndërhyrë në tenderat dhe ka marrë peng biznesmenë për t’u tërhequr nga garat. Pasi fjala e tij prej 2 minuta i përfundoi, deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk pranoi që të lironte foltoren, ndërkohë që Peleshi e paralajmëroi disa herë.

Kryeparlmentari Peleshi njoftoi se do të fliste ministrja Ismailaj, ndërkohë që Noka refuzoi që të lironte foltoren, duke bërë që ndërpritej sërish seanca. Peleshi njoftoi 5 minuta pushim.