Kuvendi është përfshirë sërish nga tensione dhe përplasje të forta, teksa Garda e Republikës ka rrethuar foltoren.

Gjithçka ka nisur teksa ka mbajtur fjalën minsitri Taulant Balla dhe deputetët e opozitës janë ngritur për ta penguar. Në këtë moment, deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin.

Spiropali: (I drejtohet deputetëve të PD) Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën

Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do t andjeni dhimbjen sa më 11 maj të gjitha humbjet e tjera që keni pasur do ju duken lule. Hapu pak. Njeriu duhet të bëjë njëherë llogaritë e veta. Ja këta janë qesharakët

Spiropali: Uluni në vend që të diskutojmë me diskutimet. Uluni në vend!

Balla: Jeni qesharakë që ju përdor ai plaku, bufi i kënetës, ta harroni ju! Ne do ju mundim  më thellë se asnjëherë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh më mirë.