Seanca e sotme në Kuvend u tensionua pas akuzave të deputetit Flamur Noka, i cili pretendoi se janë zhdukur 130 mijë fletë votimi nga diaspora. “Shqiptarët donin të votonin, por votoi Toyota. Kanë futur GPS në zarfa dhe 300 në Londër tregojnë se votat janë marrë,” tha Noka.
Taulant Balla iu përgjigj ashpër: “Nëse ke prova, dorëzoji në SPAK. Kjo që thua është vepër penale. Ju keni humbur me 300 mijë vota.”
Përplasja u ndërpre nga ministrja Spiropali, ndërsa Noka kërkoi të fliste për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.
Noka: Shpjegojani qytetarëve ku janë 130 mijë fletë votimi. Shqiptarët në diasporë kërkonin që të votonin, por votoi Toyota. Kanë futur GPS në zarfa, 300 në londër që kanë futur GPS dhe GPS tregojnë se votat janë marrë.
Balla: Ne partine tuaj e keni të vështirë të aplikoni Nenin Basha. E kuptoj shumë mirë gjithçka që jeni dukë bërë, edhe përpjekjen tuaj në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni sesi po bien një nga një të gjitha pretendimet tuaj. Jeni turrur pas votave, e kishte thënë Flamuri në një studio me GPS në zarfa dhe këto GPS na kanë ngelur në Londër. O Flamur, kjo që thua ti është e dënueshme. Nëse e ke provë, pse nuk e dorëzon në SPAK. Kjo që thua ti është vepër penale, na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskemi numëruar ne këtu. Zgjedhjet kanë përfunduar, ju keni marrë 300 mijë e kusur më pakë vota.
Noka: Se çfarë ndodhi më 11 maj…
Spiropali i ndërpret fjalën.
Noka: Zonjë më lër ta mbaroj. Çfarë ndodhi më 11 maj, raporti i OSBE ODIHR…
Spiropali i ndërpret fjalën: Kjo nuk është për procedurë
