Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë shoqëruar protestën kundër reformës territoriale.
Mes qytetarëve që protestojnë ndodhej edhe kryetari i Bashkisë Memaliaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e policisë.
Në pamjet nga protesta, kryebashkiaku shfaqet mes protestuesve që kundërshtojnë reformën territoriale. Në një moment, situata tensionohet teksa forcat e policisë përpiqen të mbajnë turmën larg perimetrit të sigurisë.
Kryetari i Bashkisë Memaliaj shihet duke debatuar me efektivët dhe më pas duke u përplasur fizikisht me ta, ndërsa policia tenton të ruajë kordonin përballë protestuesve.
