Situata para Kuvendit është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të policisë, ndërkohë që është afruar edhe autoboti i ujit në rast se do të jetë nevoja për të ndërhyrë.
Ndërkohë, qytetarët kanë hequr edhe një pjesë të gardhit metalik që kishte rrethuar perimetrin e sigurisë së vendosur nga forcat e rendit. Siç shihet edhe në pamje, policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. Edhe nën anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik.
