Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, protestuesit shihen duke u përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët i pengojnë të hyjnë në oborrin e EULEX-it.

Tensionet pasuan shpalljen e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burgim për krime lufte.