Ka nisur me njëherë me tensione protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, teksa janë regjistruar disa shpërthime molotivi.
Teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po ecte përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’iu bashkuar protestuesve para Kryeministrisë, ka nisur hedhja e molotovëve. Mes turmës së protestuesve është dëgjuar shpërthimi i një molotovi afër urës së Lanës. Qytetarët janë vendosur përpara Kryeministrisë për të protestuar, teksa të pranishëm janë edhe deputetët e PD-së.
Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium. Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës. Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.



