Protesta në Tiranë, po vijon prej tre ditësh mes tensioneve të shumta dhe përplasjeve të vazhdueshme me forcat policore. Tubimi është zhvendosur te Kryeministria, ku vijojnë përplasjet mes oficerëve dhe protestuesve. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve, ndërsa këta të fundit kanë sulmuar me autobotin e ujit.
Tensionet në vend kanë marrë përmasa të frikëshme, ku në tubimin e dy ditëve më parë nje efektiv i policisë i theu këmbën një protestuesi i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë.
