Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 4 personat e plagosur këtë të diele në protestë. Mësohet se deri në orën 19:00 në spitalin e Traumës janë paraqitur 3 të lënduar.

Më tej bëhet me dije se një protestues është shtruar teksa dy personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë dalë nga spitali. Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” një efektiv policie po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë: 

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 25 tetor 2026 ora 19:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:

-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.