Policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë, 12 persona janë shoqëruar. Shoqërimet e fundit u kryen në momentet kur protesta ishte drejt përfundimit dhe numri i protestuesve ishte reduktuar ndjeshëm.

Gjatë tubimi të tyre ata përdoren vezë, domate dhe sende të tjera të cilat i hodhën në drejtim të deputetëve dhe efektivëve. Pas kësaj, policia përdori ndaj tyre ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës.