Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e tensionuar që po zhvillohet jashtë godinës së Kuvendit. Me anë të një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë shkruan se protesta e bukur qytetare është shndërruar në një skenë konflikti dhe tensioni.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik🤡🤡🤡”, shkruan Rama.
