Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me tensionet në veri të Kosovës. 

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Rama shkruan se BE të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore nes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera, Rama ka kërkuar që ko situatë të mos kthehet në një Donbas të vogël.

Postimi i Ramës:

BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.